Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

?Trajneri i Austrisë mesazh Italisë: Mbase po vjen koha që të pësoni humbje

?Trajneri i Austrisë mesazh Italisë: Mbase po vjen koha që të pësoni humbje

09:59, 22/06/2021
A+ Aa A-

Italia kundër Austrisë do të jetë ndeshja e parë e fazës së eliminimit direkt të Kampionatit Evropian Euro 2020.

Italia kryesoi grupin A me tri fitore, ndërsa Austria përfundoi e dyta pas Hollandës me gjashtë pikë pas tri ndeshjeve

Italia nuk ka humbur në 30 ndeshjet e tyre të fundit, por trajneri i Austrisë, Franco Foda shpreson që ecuria e trajnerit Roberto Mancini si i pamposhtur mund të përfundojë fundjavën e ardhshme.

“Në këtë fazë të turneut, nuk ka kundërshtarë të lehtë. Ne e dimë atë. Italia nuk ka humbur për një kohë shumë të gjatë, por ndoshta po vjen koha kur ata do të humbasin përsëri”, tha trajneri i Austrisë për “Euro2020.com”.

“Do të jetë e rëndësishme për ne që të përgatitemi me fokus të madh, t’i rikuperojmë energjitë dhe atëherë ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar në Londër. Do të jetë e vështirë, por ekipi është i etur dhe i gatshëm ”, theksoi ai.

Edhe kapiteni i Austrisë David Alaba mendon njësoj si trajneri i tij dhe llogarit se. gjithçka është e mundur në futboll.

“Po ndihemi shumë mirë. Ne jemi vërtet të lumtur që e arritëm këtu sot. Ky ishte qëllimi ynë kryesor dhe ne jemi të kënaqur që e kemi arritur atë, ”tha ai për “ARD”.

“Ne të gjithë kemi parë se si luajti Italia në fazën e grupeve. Por ne jemi këtu për të ëndërruar dhe besoj se gjithçka është e mundur në futboll ”, shtoi Alaba.

Austria nuk e ka mposhtur Italinë që nga viti 1960 duke humbur dhjetë nga 13 takimet e tyre të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco