Itali-Uells/ Formacionet zyrtare, Mancini bën 8 ndryshime

Itali-Uells/ Formacionet zyrtare, Mancini bën 8 ndryshime

16:46, 20/06/2021
A+ Aa A-

Italia e Roberto Mancinit kërkon të certifikojë përfundimisht vendin e parë në Grupin A pas dy fitoreve 3-0 ndaj Turqisë dhe Zvicrës. 

Të kaltrit do të masin forcat ndaj Uellsit, në orën 18:00, në ndeshjen e fundit të grupit që do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”.

Edhe pse të kualifikuar, italianët do të futen në fushë, për të marrë maksimumin nga kjo përballje, pasi një disfatë ndaj uellsianëve, do të poziciononte kombëtaren e Mancinit në vendin e dytë në Grupin A, teksa do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në moralin e ekipit.

Ndryshe nga 2 sfidat e para, trajneri i të kaltërve, ka preferuar të bëjë shumë ndryshime në përballjen e sotme, duke hedhur nga minuta e parë, Toloin, Bastonin, Pesinën, Emerson, Verratin, Kiezën, Bernardeskin dhe Belotin.

Pra, plot 8 ndryshime tek italianët. Donaruma, Bonuçi, Zhorzhinjo janë 3 titullarët e vetëm nga 2 ndeshjet e para.

Ndërkohë ndryshe nga Italia, trajneri i Uellsit, nuk ka preferuar të bëjë shumë ndryshime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco