Gosens: Ndeshje e paharrueshme, nuk ia kërkova fanellën Ronaldos

Gosens: Ndeshje e paharrueshme, nuk ia kërkova fanellën Ronaldos

08:49, 20/06/2021
A+ Aa A-

Një paraqitje fenomenale e Robin Gosens, vendimtar në fitoren e Gjermanisë 4-2 ndaj Portugalisë me asist dhe gol, anësori 26 vjeçar i mahniti të gjithë më performancën e tij.

Në përfundim të takimit, futbollisti gjerman, nuk e fshehu lumturinë për golin e tij të parë në një turne madhor, siç është Europiani.

“Ishtë një mbrëmje e paharrueshme për mua, në çdo kuptim. Fituam kundër një ekipi vërtet të fortë, dhamë gjithçka në fushë. Kam shënuar golin tim të parë dhe asistimin e parë në këtë turne, jam i lumtur dhe krenar.”

I ngacmuar nga gazetarët nëse ia kishte kërkuar fanellën Ronaldos, Gosens u përgjigj:

“Jo, dua ta shijoj këtë fitore dhe këtë mbrëmje. Nuk ia kërkova. Ne e dinim se duhej të fitonim, nëse do të kishim humbur do të bëhej shumë e vështirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco