Spanja sërish barazon, Lewandowski mban në lojë Poloninë

Spanja sërish barazon, Lewandowski mban në lojë Poloninë

22:59, 19/06/2021
A+ Aa A-

Spanja është ndalur sërish në barazim në Kampionatin Europian.

Iberikët nuk morën më shumë se një barazim 1-1 në sfidën kundër Polonisë që u zhvillua në Sevilla.

Pjesa e parë filloi më mirë për spanjollët që patën më shumë raste, dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 25’ kur realizoi Alvaro Morata, pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Poloninë, që gjeti golin e barazimit në minutën e 54’ me anë të Robert Lewandowskit. Vetëm katër minuta më vonë në min e 58’ u akordua penallti për Spanjën, por nga pika e bardhë gaboi Gerad Moreno.

Me këtë barazim, Spanja ka vetëm dy pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin E, ndërsa Polonia ka një pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco