Përfundojnë 45 minutat e para/ Spanja po fiton ndaj Polonisë

Përfundojnë 45 minutat e para/ Spanja po fiton ndaj Polonisë

21:54, 19/06/2021
A+ Aa A-

Ka përfunduar pjesa e parë në sfidën mes Spanjës dhe Polonisë e cila po zhvillohet në Sevilla.

Ndeshja filloi më mirë për Spanjën që kishte kontrollin e topit dhe disa raste shënimi, por pas shumë përpjekjeve goli erdhi në min e 25’ nga Alvaro Morata.

Fillimisht gjyqtari anësor ngiti flamurin për pozicion jashtë loje, por në këtë moment ndërhyn VAR-i që konfirmon golin e rregullt. Polonia rastin më të mirë të ndeshjes e pati në min e 43’ kur goditi shtyllën me anë të Karol Swiderski.

Lewandowski gjithashtu pati një rast të mirë shënimi në fund të pjesës së parë, por goditja e tij u prit nga Unai Simon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco