Spektakël golash/ Gjermania fiton bindshëm ndaj Portugalisë

Spektakël golash/ Gjermania fiton bindshëm ndaj Portugalisë

19:58, 19/06/2021
A+ Aa A-

Gjermania merr fitoren e parë bindëse në Kampionatin Europian.

Të besuarit e Joachim Low mposhtën 4-2 Portugalinë në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena” e vlefshme për Grupin F, shkruan SYRI.net.

Fillimisht e para kaloi në avantazh ishte Portugalia në minutën e 15’. Ronaldo me një sprint të pabesueshëm nga porta në portë ndëshkon kundërshtarin, shkruan SYRI.net.

Gjermania më pas nisi sulmet drejt portës së portugezëve dhe arriti ta barazoj rezultatin ne min e 35’ me anë të Kai Havertz. Goli i avantazhit për gjermanët erdhi në min e 39’ pas një autogoli të Raphael Guerreiro. Një pjesë e parë fantastike nga të dyja kombëtaret.

Fraksioni i dytë i lojës, nisi më mirë për Gjermaninë që realizoi golin e tretë me anë të Kai Havertz në minutën e 51’, pastaj shënoi edhe Robin Gosens në minutën e 60’ për 4-1.

Në fund Portugalia u kujtua për të ngushtuar diferencën në 4-2. Pas dy ndeshjeve në Grupin E, Gjermani ka 3 pikë, po aq sa Portugalia.

Goli i anoluar i Gjermanisë për pozicion jashtë loje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco