EURO 2020/ Njihuni me pesë kombëtaret që ende nuk kanë shënuar gol

EURO 2020/ Njihuni me pesë kombëtaret që ende nuk kanë shënuar gol

10:03, 19/06/2021
A+ Aa A-

Sot, luhen ndeshjet e fundit të raundit të dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Europian.

Italia, Holanda dhe Belgjika e kanë siguruar kualifikimin në 1/16 e finales, ndërsa të njëjtën gjë mund ta bëjnë Portugalia dhe Franca nëse arrijnë të fitojnë sot, respektivisht ndaj Gjermanisë dhe Polonisë.

Por, kush janë kombëtaret që ende nuk kanë arritur të shënojnë gol në Euro 2020?

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Turqia dhe Skocia nuk kanë arritur ende të tundin rrjetën. Pas një raundi, pa gola në Euro 2020 janë edhe Spanja, Gjermania dhe Hungaria, që sot i luajnë ndeshjet e raundit të dytë.

Ndërsa, skuadra që ka shënuar më shumë gola është Italia me gjashtë gjithsej, e ndjekur nga Holanda dhe Belgjika me nga pesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco