VIDEO/ Plas gallata me sponsorët, Yarmolenko tallet me Ronaldon

VIDEO/ Plas gallata me sponsorët, Yarmolenko tallet me Ronaldon

19:42, 18/06/2021
A+ Aa A-

UEFA një ditë më parë paralajmëroi se do të kishte gjoba e ndëshkime për Federatat, lojtarët e të cilëve do të lëvizin sërish shishet e sponsorëve në konferencat për shtyp. Pas rasteve me Ronaldon, Pogba e Locatelli, UEFA vendosi të ngre zërin teksa Yarmolenko preferoi të bënte shaka me gjestin e Ronaldos.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Maqedoninë ku shënoi edhe një gol, sulmuesi në fund u kërkoi të thoshte diçka të pranishmëve:

“A mund të bëj diçka? Pashë atë që bëri Ronaldo dhe dua t’i lëviz shishet e Coca Colës e të Heiniken. Tani dua që të më kontaktojnë mua”, përfundoi duke qeshur lojtari i cili u tall me Ronaldon duke bërë të kundërtën e veprimeve të Cristianos, Pogba e Locatellit. Gjithsesi në fund Yarmolenko i vendosi shishet e sponsorëve në vendin ku ishin dhe e gjithë skena kaloi me të qeshura në konferencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco