Pijet në tavolina, UEFA për federatat: Mos i lini t’i lëvizin, nuk përjashtojmë gjobat

Pijet në tavolina, UEFA për federatat: Mos i lini t’i lëvizin, nuk përjashtojmë gjobat

19:29, 17/06/2021
A+ Aa A-

Cristiano Ronaldo hapi lojën e largimit të pijeve nga tavolina e konferencave për shtyp, teksa hoqi që aty dy shishe Coca Cola dhe këshilloi të gjithë të pinë ujë, pasi është i vetmi që të bën mirë.

Më pas ishte radha e Paul Pogba që të bëhej protagonist, duke larguar shishen e birrës Heineken nga tavolina, në përfundim të ndeshjes Francë-Gjermani, ndërsa së fundi ishte mesfushori i Italisë Manuel Locatelli, që gjithashtu largoi Coca Colën nga tavolina.

Këto gjeste të futbollistëve kishin tërhequr vëmendjen dhe ishin bërë temë diskutimi në shumë media sportive, teksa shkaktuan jo pak dëme ekonomike edhe te sponsorët e Europianit.

Pikërisht për këtë arsye, qeveria europiane e futbollit ka paralajmëruar të gjithë federatat pjesëmarrëse në Euro 2020 se do të përballen me gjoba të majme, nëse futbollistët apo trajnerët do të largojnë pijet e ofruara nga sponsorët në tavolina.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco