Eriksen hapi sytë pas 30 sekondash dhe tha: ‘Oh m..., jam vetëm 29 vjeç’

Eriksen hapi sytë pas 30 sekondash dhe tha: ‘Oh m..., jam vetëm 29 vjeç’

10:27, 17/06/2021
A+ Aa A-

Pesë ditë pas tragjedisë që tronditi jo vetëm botën e futbollit, një mjek gjerman që ndihmoi futbollistin danez Christian Eriksen të kthehej në jetë, ka folur për mediat.

Mjeku gjerman, Jens Kleinefeld, 57 vjeç ka rrëfyer eksperiencën e pazakontë. Ai tha se danezin e sollën në jetë përmes shock-ut me defibrilator.

“Rreth 30 sekonda më vonë, lojtari hapi sytë dhe unë isha në gjendje që të flisja direkt me të. Ishte një moment shumë prekës për shkak se shanset për sukses në emergjenca të tilla mjekësore janë shumë të ulëta”.

“Eriksen më pa direkt në sy dhe unë i thashë: A je me ne? Ai m’u përgjigj: Po, jam sërish me ju. Më vonë shtoi: M..., unë jam vetëm 29 vjeç”.

Mjeku i urgjencave shton: “Nga ky moment e kuptova se truri nuk i ishte dëmtuar dhe se ai ishte rikthyer plotësisht”.

Sipas mjekut, sportistët kontrollohen rregullisht dhe një arrest kardiak mund të ndodhë për shkak të një ‘qarku të shkurtër’. Shoku elektrik i jep zemrës impulsin deciziv për të rrahur sërish.

“Në një rast si ky i Eriksen, shanset që zemra e tij të pushojë sërish janë shumë minimale. Isha 99 përqind i sigurt se ai do arrinte në spital në gjendje të stabilizuar dhe se do të mbetej i stabilizuar aty”, tha mjeku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco