Euro 2020/ Kamera fikson tifozën seksi, komentatori arab në ekstazë

Euro 2020/ Kamera fikson tifozën seksi, komentatori arab në ekstazë

10:06, 17/06/2021
A+ Aa A-

Me rihapjen e tribunave në EURO 2020, spektatorët u dyndën në stadiume.

Imazhe shumëngjyrëshe u krijuan edhe për spektatorët në ekran, të cilët kishin mall për ndeshjen me publikun për një kohë të gjatë.

Ndeshjet e Kampionatit Evropian u shikuan drejtpërdrejt në të gjithë botën.

Por një komentator arab që po komentonte ndeshjen e dy ditëve më parë Belgjik- Rusi u vendos në qendër të mediave sociale.

Ndërsa ai po komentonte ndeshjen, ndaloi kur një tifoze bukuroshe u shfaq në ekran.

Komentatori ndaloi së dhëni informacione në lidhje me ndeshjen dhe filloi të këndonte.

Sa më shumë afrohej në ekran tifozja seksi ai shtonte zërin në të kënduar.

Media të ndryshme sportive dhanë mbulim të gjërë të momenteve kur komentatori arab ishte në ekstaz.

Sapo video e tij u publikua në rrjete sociale, ai hyri menjëherë në rend të ditës.

“Ajri në zemrën time u rrit dhe u dashurova. Nuk është faji im, ishte aksidentale Unë nuk kam asgjë tjetër në jetën time Unë, zemra ime, dhe gjithçka i përket asaj”, ishin disa nga vargjet e këngës që komentatori tha në momentin që u transmetuan pamjet e bukuroshes.

 
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco