Trajneri i Zvicrës e pranon humbjen: Vrapuan 6 kilometra më shumë se ne, Italia e meritoi fitoren

Trajneri i Zvicrës e pranon humbjen: Vrapuan 6 kilometra më shumë se ne, Italia e meritoi fitoren

09:30, 17/06/2021
A+ Aa A-

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, e ka pranuar se Italia ishte superiore ndaj skuadër së tij dhe se e meritoi fitoren 3-0 në “Euro 2020”, duke thënë se lojtarët e tij vrapuan 6 kilometra më pak sesa të kaltrit.

“Ne luajtëm kundër një Italie shumë të fortë. Ata krijuan probleme për ne, ne nuk ishim 100 për qind të sigurt”, tha Petkovic.

Trajneri boshnjak theksoi se skuadra e tij bëri gabime ndaj një Italie të papërmbajtshme.

“Për mua është shumë e qartë. Të gjithë bënë gabime, nuk luajtëm në 100 për qindëshin tonë. Italia e meritoi fitoren. Vrapoi 6 kilometra më shumë se ne, është fakt fizik dhe mendor”, deklaroi Petkovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco