Mesazhi prekës i Mancinit pas suksesit me Zvicrën: Fitoren ua dedikoj të gjithë personave që vuajnë

Mesazhi prekës i Mancinit pas suksesit me Zvicrën: Fitoren ua dedikoj të gjithë personave që vuajnë

09:10, 17/06/2021
A+ Aa A-

Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 Zvicrën dhe ka siguruar kualifikimin në 1/8-at e Europianit.

Roberto Mancini ka komentuar fitoren e “Axurrëve” të tij pas ndeshjes.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Por në fund ka qenë një fitore më se e merituar. Donim ta fitonim me çdo kusht”, ka thënë trajneri italian.

“Kujt ia dedikoj fitoren? Të gjithë personave që vuajnë, edhe në këtë moment”, shtoi Mancini.

I vetmi lajm i keq ka qenë dëmtimi i Chiellini-t.

“Shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze. Ndeshja kundër Uellsit? Nuk do të bëjmë llogari, duhet të luajmë për të fituar edhe ndeshjen e ardhshme”, deklaroi tekniku i Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco