Donnarumma: Në Kombëtare ka atmosferë fantastike, Zvicra shumë e fortë!

Donnarumma: Në Kombëtare ka atmosferë fantastike, Zvicra shumë e fortë!

17:13, 16/06/2021
A+ Aa A-

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma ka folur për sfidën ndaj Zvicrës.

Në një intervistë për “UEFA TV”, Donnarumma ka folur për atmosferën në Kombëtaren italiane dhe ndeshjen me Zvicrën, që do të zhvillohet sot në orën 21:00.

“Ishte e rëndësishme të fitonim e ta nisnim mirë. Kemi bërë një ndeshje të madhe, por nuk mundemi të shpërqendrohemi”, tha ai.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë, në Romë tani ekziston një atmosferë fantastike, do ta nderojmë fanellën e Italisë deri në fund”, shtoi ai.

“Zvicra janë një skuadër e madhe që luan futboll të mirë. Janë edhe një skuadër sulmuese, kështu që duhet të jemi të fokusuar për 90 minuta. Duhet të mbajmë të njëjtin ritëm si ndaj Turqisë”, tha Donnarumma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco