EURO 2020/ Uells - Turqi, ja si rreshtohen skuadrat

EURO 2020/ Uells - Turqi, ja si rreshtohen skuadrat

17:00, 16/06/2021
A+ Aa A-

Të ndalur nga Zvicra në  raundin e parë (1-1), Uellsi sfidon Turqit në Baku, këtë të mërkurë në orën 18:00, në kuadër të Grupit A të EURO 2020. Të mundur nga Italia në Romë (3 -0), Turqia është e etur për të reaguar, në mënyrë që të ketë mundësi për t’u kualifikuar në 1/16.

Për këtë raund të dytë, Senol Gunes bën dy ndryshime. Yusuf Yazici humbet vendin e tij, duke u zëvendësuar nga Cengiz Under, ndërsa në mbrojtje Merih Demiral zëvendësohet nga Kaan Ayhan. Në anën e Uellsit, luan e njëjta 11-she! Shënues në ndeshjen e parë, Kieffer Moore do të veproj si sulmues në mes të Bale dhe James.

Formacionet zyrtare

Turqi: Çakir - Çelik, Ayhan, Soyuncu, MeraS - Yokuslu, Ozan Tufan - Karaman, Çalhanoglu, Cengiz Under - Yilmaz

 

Uells: Ward - Roberts, Mepham, Rodon, Davies - Morrell, Allen - Bale, Ramsey, James - Moore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco