EURO 2020/ Itali - Zvicër, formacionet e mundshme

EURO 2020/ Itali - Zvicër, formacionet e mundshme

16:14, 16/06/2021
A+ Aa A-

Fitues kundër Turqisë (3-0) në ndeshjen hapëse dhe kryesues të grupit A, Italia mund të pres biletën për në fazën e 16-të sonte në rast fitore ndaj Zvicrës. Një ndeshje që Roberto Mancini do ta luaj me formacionin që startojë në stadiumin Olimpico të premten e kaluar, me një përjashtim.

Kështu, Giovanni Di Lorenzo zëvendëson Alessandro Florenzi, i dëmtuar, në pozicionin e krahut të djathtë. Pjesa tjetër është klasike. Ndëra tek zvicerianët, përkundër zhgënjimit për barazimin ndaj Uellsit (1-1), Vladimir Petkovic gjithashtu vendosi të mos ndryshojë 11-shen e tij startuese, me Xhakën dhe Shaqirin si titullar.

Formacionet e mundshme

Itali: Donnarumma - Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola - Barella, Jorginho, Locatelli - Berardi, Immobile, Insigne

Zvicër:  Sommer - Elvedi, Akanji, Schär - Mbabu, Xhaka, Freuler, Rodriguez - Shaqiri - Embolo, Seferovic

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco