Gjermania ‘mundi veten’ ndaj Francës, Joachim Low komenton autogolin e Hummels

Gjermania ‘mundi veten’ ndaj Francës, Joachim Low komenton autogolin e Hummels

10:16, 16/06/2021
A+ Aa A-

Gjermania pësoi disfatë ndaj Francës në ndeshjen e saj të parë të Kampionatit Europian, duke humbur kështu mjaft terren në garën në Grupin F, ku Franca dhe Portugalia kryesojnë me nga 3 pikë.

Pas ndeshjes, tekniku Joachim Low u shpreh mjaft optimist, duke shfajësuar lojtarin e tij Matts Hummels për autogolin e shkaktuar.

“Ka ende dy ndeshje në të cilat ne mund të rregullojmë gjithçka dhe të gjejmë kualifikimin. Ishte një ndeshje intensive, ne u përpoqëm të luftonim deri në fund, por në fund një autogol vendosi ndeshjen. Nuk mund ta fajësojmë Hummelsin, ishte thjesht fat i keq. Nuk ishte e lehtë ta largoje atë top”, u shpreh Lëv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco