Mancini: Zvicra është shumë e fortë, duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte

Mancini: Zvicra është shumë e fortë, duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte

17:55, 15/06/2021
A+ Aa A-

Pas debutimit triumfal kundër Turqisë, kombëtarja italiane do të përballet me Zvicrën në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe, duke e ditur se me një sukses të mundshëm të kaltrit do të arrinin kualifikimin. Trajneri Mancini, në konferencën për shtyp para sfidës me helvetët, deklaroi:

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, ne e respektojmë Zvicrën, e cila është një ekip kombëtar shumë i fortë që gjithmonë e ka vënë Italinë në vështirësi. Ka lojtarë të mirë dhe me përvojë dhe një trajner që e njeh futbollin tonë. Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer”.

Pas debutimit pozitiv kundër Turqisë, Italia konsiderohet favorite edhe kundër Zvicrës së Petkovicit:

“Nëse e thonë “bookmakers”-at anglezë, e pranojmë, por turneu është akoma i gjatë. Ata vuajtën në ndeshjen e parë, por ishte nxehtë, ne i njohim cilësitë e tyre, janë teknikë dhe dinë të luajnë futboll. Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte”.

Dyshimet sa i përket formacionit janë, pak a shumë, të njëjtat, duke filluar nga roli i qendërsulmuesit, me Immobilen ende favorit ndaj Belottit:

“Të gjithë lojtarët tanë janë titullarë, edhe kur bëjmë ndonjë ndryshim është çdo gjë “ok”. Falë djemve, kushdo që do të zbresë në fushë, nuk do ta ndryshonte rezultatin.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco