Hoqi shishet ‘Coca-Cola’/ Ronaldo i shkakton kompanisë humbje 4 miliardë dollarë

Hoqi shishet ‘Coca-Cola’/ Ronaldo i shkakton kompanisë humbje 4 miliardë dollarë

17:56, 15/06/2021
A+ Aa A-

Cristiano Ronaldo përbën lajm jashtë fushave të blerta.

CR7-ta ka tërhequr vëmendjen botërore për shkak se hoqi dy shishe “Coca-Cola” nga tavolina e tij në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Hungarinë, raporton SYRI.net.

“Goal” shkruan se ky veprim i ka shkaktuar një dëm 4 miliardë dollarësh kompanisë Coca-Cola. Para se Ronaldo të bënte këtë veprim, vlera e kompanisë llogaritej në shifrën e 242 miliardë dollarëve dhe më pas ra me 1.6% në 238 miliard dollarë.

Ylli portugez është fans i dietave të shëndetshme duke e treguar me formën e jashtëzakonshme që po kalon në moshën 36 vjeçare. Në momentin kur hoqi shishet, Ronaldo tha: “Pini ujë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco