FOTO - VIDEO/ Atmosferë e 'zjarrtë' në Budapest, shihni ç'bëjnë tifozët e Hungarisë para ndeshjes me Portugalinë

FOTO - VIDEO/ Atmosferë e 'zjarrtë' në Budapest, shihni ç'bëjnë tifozët e Hungarisë para ndeshjes me Portugalinë

17:17, 15/06/2021
A+ Aa A-

Dueli midis Hungarisë dhe Portugalisë në “Puskas Arena” do të luhet sonte në orën 18:00 para 61.000 tifozëve.

Para fillimit të ndeshjes ishte një çmenduri të vërtetë në rrugët e Budapestit. Situata në Hungari është krejtësisht e ndryshme sesa në vendet e tjera ku ndeshjet Euro luhen para një numri të kufizuar të shikuesve.

Në “Puskas Arena” të gjitha biletat janë shitur, kështu që stadiumi do të mbushet deri në vendin e fundit, dhe duket se tribunat do të jenë shumë të “zjarrta”.

 

 

Kjo shihet edhe nga fotot ( mund t’i shihni në galerinë tonë të fotove) nga Budapesti, ku mijëra tifozë vendas tashmë kanë dalë rrugëve të qytetit për të mbështetur kombëtaren e tyre.

Ata dolën në rrugët e Budapestit rreth orës 14:00 të pasdites, dhe më pas dolën për një shëtitje nëpër kryeqytetin e Hungarisë.

Brohoritje, flakadanë, por gjithashtu kënngë n  nder të kapitenit danez Christian Eriksen u dëgjuan rrugëve të qytetit hungarez. Me siguri do të kemi një ndeshje të zjarrtë në “Puskas Arena”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco