Hungari-Portugali/ Ronaldo i gëzohet stadiumit plot: Do jetë spektakël para 60 mijë tifozëve

Hungari-Portugali/ Ronaldo i gëzohet stadiumit plot: Do jetë spektakël para 60 mijë tifozëve

15:28, 15/06/2021
A+ Aa A-

Për 35 vjet në Budapest nuk kemi parë një ndeshje futbolli me një audiencë të madhe si ajo që pritet sot për Hungari-Portugali, sfidën inauguruese të Grupit F të kampionëve në fuqi.

Sipas mediave lokale, rreth 60 mijë spektatorë priten në “Puskas Arena”, aktualisht i vetmi nga 11 stadiumet e këtij edicioni udhëtues të kampionatit kontinental në të cilin pranohet 100% e publikut.

Për të hyrë, përveç biletës, është e nevojshme të keni një byzylyk COVID-i, i cili mund të merret vetëm me certifikatën e vaksinimit ose rezultatin negativ të një tamponi në 72 orët e mëparshme.

Në kampin portugez duan ta fillojnë mbarë mbrojtjen e titullit dhe Cristiano Ronaldo është shprehur se do të hiqte dorë nga golat e tij vetëm që skuadra të fitonte Europianin për herë të dytë.

“Pesë vite më pas skuadra është ndryshe, me më shumë potencial për të fituar dhe eksperiencë. Unë nuk jam i njëjti kur isha 18 vjeç. Loja do të jetë ndryshe ashtu si dhe mentaliteti unë. Është shumë e rëndësishme që ndaj Hungarisë ta nisim me fitore pasi do të na lehtësonte shumë rrugën në grupin më të fortë. Kemi një grup me lojtarë të rinj që janë të uritur për të fituar ashtu si dhe lojtarë që kanë fituar shumë.

Golat? Për mua është më e rëndësishme të fitoj dy Europianë sesa të shpallem golashënuesi më i mirë”, deklaroi CR7.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco