Federata Daneze përditëson situatën: Kemi folur me Eriksen, vazhdon të jetë i shtruar në spital

Federata Daneze përditëson situatën: Kemi folur me Eriksen, vazhdon të jetë i shtruar në spital

11:13, 13/06/2021
A+ Aa A-

Federata Futbollit e Danimarkës  përmes një komunikate ka treguar të rejat e fundit për gjendjen e Christian Eriksenit, pas ngjarjes së djeshme ku danezi u shtri pa ndjenja në fushë, duke i tronditur të gjithë.

Federata e Danimarkës theksoi se gjendja e Eriksenit është e qëndrueshme dhe po vazhdon të trajtohet në spital.

" Këtë mëngjes kemi folur me Christian Eriksen, i cili i ka dërguar përshëndetjet e tij shokëve të skuadrës. Gjendja e tij është e stabilizuar dhe ai vazhdon të jetë i shtruar në spital për ekzaminime të mëtejshme shëndetësore.

Skuadra dhe stafi i ekipit kombëtar ka marrë asistencë për situata krize dhe do të vazhdojë të jetë në mbështetje të njëri-tjetrit pas incidentit të djeshëm.

Do të dëshironim të falënderonim të gjithë për urimet e ndjera ndaj Eriksen nga tifozët, lojtarët, familjet mbretërore të Danimarkës dhe Anglisë, federatat, klubet, etj.

Ne i ftojmë të gjithë të dërgojnë mesazhet e tyre në Federatën e Futbollit të Danimarkës, ku do të sigurohemi që ato do t;i kalojnë Christian Eriksen dhe familjes së tij”, shkruhej në njoftimin e Federatës Daneze rreth gjendjes së futbollistit.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco