EURO 2020/ Anglia përplaset me Kroacinë, debuton edhe Maqedonia e Veriut

EURO 2020/ Anglia përplaset me Kroacinë, debuton edhe Maqedonia e Veriut

09:35, 13/06/2021
A+ Aa A-

Në ditën e tretë të Kampionatit Evropian të Futbollit, ka tre ndeshje në program, dhe fokusi sigurisht është në ndeshjen në Wembley, në të cilën përballen Anglia dhe Kroacia.

Do të jetë një lloj përsëritje e gjysmëfinales së Kupës së Botës në vitin 2018 në Rusi, ku kroatët fituan me 2: 1, por kësaj here anglezët janë favoritë, jo vetëm në ndeshjen e sotme, por edhe ndër pretendentët kryesorë për titullin në Kontinentin e Vjetër.

Një avantazh shtesë i anglezëve është fakti se ata do të luajnë para audiencës së tyre, por në të kaluarën kroatët kanë ditur t’i hapin punë “Tre Luanëve”, kështu që është e qartë se edhe këtë herë ata do të jenë një kockë e fortë për ekipin vendas.

Kroacia nuk është një ndër favoritët kryesor për titullin, por gjithsesi ka një ekip shumë cilësor që është i aftë të shkoj lart dhe ata shpresojnë tregojnë sot në duelin me një rival të preferuar.

Do të jetë ndeshja e 11-të mes dy ekipeve kombëtare, Anglia fitoi pesë herë, Kroacia tri herë, dhe dy ndeshje përfunduan pa fitues.

Në Grupin C, luhen dy ndeshje. Austria dhe Maqedonia e Veriut do të takohen në orën 18:00, dhe për maqedonasit, ku luajnë edhe disa shqiptarë, do të jetë ndeshja debutuese në një kompeticion të madh.

Edhe janë për herë të parë në Euro, Maqedonia e Veriut ka treguar se mund të befasojë kombëtare shumë më të forta, siç ishte rasti në eliminatoret e Kupës së Botës kundër Gjermanisë, gjë që u jep atyre shpresë se mund të bëjnë surprizën në Euro.

Austria është favoritja në ndeshjen e sotme, por nuk është se ka një diferencë të madhe, për të thënë se i ka të sigurta tri pikët.

Interesante është edhe përplasja midis Hollandës dhe Ukrainës, në të cilën “tulipanët” e njohur shihen si favorit. Sidoqoftë, kohët e fundit holandezët nuk kanë shkëlqyer, prandaj ndaj ukrainasve nuk do ta kenë aspak të lehtë.

Programi i ditës së tretë të Euros:
GRUPI C

Raundi 1:

Austri - Maqedonia Veriore (Arena Kombëtare, Bukuresht) (18:00)

Hollandë - Ukrainë (Johan Crujiff, Amsterdam) (21:00)

GRUPI D

Raundi 1:

Angli - Kroaci (Wembley, Londër) (15:00)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco