VIDEO/ Momente tmerri në Danimarkë-Finlandë, Eriksen pa ndjenja në fushë

VIDEO/ Momente tmerri në Danimarkë-Finlandë, Eriksen pa ndjenja në fushë

18:48, 12/06/2021
A+ Aa A-

Në “Parken Stadium” të Kopenhagenit po luhet takimi i parë i Grupit B të “Euro 2020” mes Danimarkës dhe Finlandës, shkruan Syri.net.

Momente tmerri në fund të pjesës së parë, ku Christian Eriksen humbet ndjenjat dhe qëndron i shtrirë në fushë për disa minuta.

Gjendja e tij ka shqetësuar të gjithë të pranishmit në stadium, teksa edhe ndihma mjekësore duket e pamjaftueshme për momentin.

Ndeshja është ndërprerë për momentin, teksa të gjithë janë të shqetësuar për gjendjen e Eriksen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco