FOTO/ Uells-Zvicër, UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të ndeshjes

FOTO/ Uells-Zvicër, UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të ndeshjes

17:48, 12/06/2021
A+ Aa A-

Në Baku të Azerbajxhanit u zhvillua ndeshja e dytë e Grupit A të “Euro 2020” mes Uellsit dhe Zvicrës, e cila përfundoi në barazim 1-1, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën u shënuan të dy golat.

Fillimisht zhbllokoi rezultatin Embolo në minutën e 49-të me një gjuajtje të saktë me kokë pas një krosimi të Xherdan Shaqirit nga një goditje këndi nga krahu i djathtë i sulmit të zviceranëve.

Për Uellsin barazoi Moore në të 74’, po me një gjuajtje me kokë brenda zone.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë.

UEFA ka shpallur lojtarin më të mirë të ndeshjes, i cili është autori i golit të zviceranëve, Breel Embolo.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco