Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

VIDEO/ Koreografi fantastike, Europiani nis mes spektaklit

VIDEO/ Koreografi fantastike, Europiani nis mes spektaklit

20:55, 11/06/2021
A+ Aa A-

“Euro 2020” ngriti siparin teksa ata që do të shkelmojnë topin e parë të këtij kompeticioni madhështor do të jenë italianët pritës dhe turqit.

Për evenimentin e shtyrë për një vit dhe të pritur me padurim nga tifozët e sportdashësit, u organizuar një ceremoni spektakolare, duke nisur nga mikpritja përpara hyrjes në stadium. Ata që pritën tifozët përpara se të kalojnë dyert për në impiant dishin  dy ndër ikonat e futbollist kryeqytetas, Françesko Toti dhe Alesandro Nesta, respektivisht ish-kapitenët e Romës dhe Lacios.

Image

Dy kampionët e botës udhëhoqën turmën dhe ndoqën  një trajektore të një topi futbolli që dy kampionët e botës në vitin 2006 lëshuan në qiell së bashku me 14-16 mijë spektatorët. Në të njëjtën kohë mbi kokat e tyre dhe mbi qiellin e stadiumit “Olimpico” kaluan me shpejtësi dhe me lëvizje akrobatike “Shigjetat Trengjyrëshe”, skuadra ushtarake e forcave ajrore, e cila ngjyrosi qiellin me flamurin italian.

Ndërkohë, në fushën e lojës nuk munguan kurrsesi dhe banda muzikore e Policisë së Shtetit italian, me uniformën historike, të cilët teksa luajtën notat e tyre, panë  në të njëjtën kohë edhe ngritjen në qiell të 24 topave gjigantë, në të cilët është simboli i çdo kombëtareje pjesëmarrëse në “Euro 2020”.

Image

Prezent ishte edhe Andrea Boçelit, i cili këndoi arien e Turandotit, “Askush të mos flejë”, ndërsa 24 topat gjigantë krijuan një top të vetëm, si simbol për shpitin e bashkuar të “Euro 2020”, gjatë kësaj periudhe ende të vështirë për botën, përpara se në qiell të shpërthenin edhe fishekzjarrë shumëngjyrësh, mbi çatinë e stadiumit “Olimpico”.

Image

Por, ceremoni me kaq, sepse një turne futbolli nuk mund të startojë edhe pa “himnin” e tij, “Ëe are the people”, një këngë e krijuar u këndua nga Martin Garriks, Bono dhe The Edge, të cilët performuan në mënyrë virtuale, falë edhe teknologjisë supermoderne të amplifikuar, bashkuar me emocionet e fansave në shumë vende të botës, duke i dhënë dhënë unanimisht start “Euro 2020”-ës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco