Vodafone për herë të parë me humbje në Shqipëri

Vodafone për herë të parë me humbje në Shqipëri

14:28, 01/10/2017
A+ Aa A-

 “Vodafone Albania” për shumë vite me radhë ka kryesuar në Shqipëri listat e kompanive me më shumë fitime, ndonëse në vitet e fundit për shkak të rënies së fitimeve nuk ka qenë më ndër të parat në këtë renditje. Megjithatë është për t’u habitur që për vitin 2016, sipas bilanceve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania “Vodafone”, megjithëse zotëron mbi 50 përqind të tregut, e ka mbyllur vitin 2016 me humbje në vlerën 481 milion lekë (ose më saktë 481,024,134 lekë).

Në pasqyrat financiare të shoqërisë “Vodafone” vihet re edhe një detyrim i mundshëm, që shkon nga 49,5 milion lekë në 57 milion lekë, për shkak të një çeshtje gjyqësore në lidhje me tarifat e interkoneksionit me “Plus Communication”, ku përfshihet dhe AKEP, shuma për të cilat shoqëria “Vodafone” nuk ka bërë provizionimin përkatës, duke rritur kështu rrezikun e ekspozimit.

Po kështu është me humbje edhe kompania “Vodafone M-Pesa”, e cila për vitin 2016 ka deklaruar 294 milion lekë humbje, (më saktë 294,218,568 lekë) dhe për vitin 2015 ka deklaruar 269 milion lekë, (më saktë 269,821,652 lekë).

Siç duket për shkak të humbjeve të mëdha të njëpasnjëshme në korrik 2017 “Vodafone” vendosi të mbyllë aktivitetin e “Vodafone M-Pesa”, (100 përqind në pronësi të “Vodafone”). Ajo që bie në sy në pasqyrat financiare të “M-Pesa” janë shpenzimet e mëdha për komisionet e kostot e shitjes, që arrijnë deri në 73 milion lekë në raport me të ardhurat, që janë vetëm 12 milion lekë në këto dy vite. Si shpjegohet kjo?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Niku01/10/2017 21:24

Fillun ene kto si koka kola

Shto koment

Denonco