Qeveria u vë rrogë referencë edhe berberëve, për kirurgët referenca mbi 2200 euro

Qeveria u vë rrogë referencë edhe berberëve, për kirurgët referenca mbi 2200 euro

20:20, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Administrata Tatimore publikoi listën e pagave indikative për punonjësit e sektorit mjekësor dhe atij të kujdesit personal.

Lista, e cila do të shërbejë si një instrument referues për analizën e riskut, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale të punonjësve, luhatet në intervalin nga 75 mijë lekë për pagat e berberëve dhe parrukierëve deri në 215 - 220 mijë lekë për kirurgët.

Image

"Kjo listë do të shërbejë si një instrument referues për analizën e riskut, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale të punonjësve.
 
Në këtë kuadër, Administrata Tatimore do të analizojë të dhënat e deklaruara në listëpagesat e subjekteve që operojnë në këto sektorë, duke i krahasuar ato me nivelet indikative të pagave sipas profesioneve përkatëse.
 
Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshojnë kategorizimin e profesionit të punonjësit me qëllim deklarimin e një page më të ulët, do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore' thuhet në njoftim. 
 
 
 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco