Skandali/ Bordi Ramës rrit me 15 lekë çmimin e naftës brenda 24 orëve, e çon 218 lek litri

Skandali/ Bordi Ramës rrit me 15 lekë çmimin e naftës brenda 24 orëve, e çon 218 lek litri

10:17, 28/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas 1 dite rënie, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës. Në mbledhjen që u mbajt mëngjesin e sotëm Bordi i Transparencës të Hidrokarbureve ka vendosur rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës.

Nga 203 lekë çmimi i naftës u rrit në 218 lekë për litër. Benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër.

Në mbledhjen e parë të zhvilluar ditën e premte, Bordi i Transparencës vendosi të ulë çmimet. Nga 214 lekë për litër që çmimi qëndroi për 8 ditë u ul në nivelin e 203 lekë për litër. Ndërsa Benzina nga 199 lekë për litër u vendos në 175 lekë për litër.

Por çmimet e vendosura hasën kundërshtime nga importuesit e naftës. Në një letër dërguar ministrisë së Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ata ngritën shqetësimin e llogaritjeve të bëra gabim, të cilat vendosnin çmime nën kosto.

Lexo dhe:  VIDEO/ Skandali me karburantet: Si po ‘vjel’ qytetarët bashkëpunimi mes grosistëve

Për rrjedhojë ata kërkuan që të mblidhet sot bordi dhe të rishikohet metodologjia e përllogaritjes, në të kundërt kjo do të sillte humbje të mëdha për ta dhe do të ishin të detyruar të pezullonin furnizimin.

Në mëngjesin e sotëm Bordi u mblodh dhe mori këtë vendimmarrje:

Çmimet sipas Bordit te Transparencës

ME SHUMICË

●Nafta: 206 Lek

●Benzina: 169 Lek

ME PAKICË

●Nafta: 218 Lek

●Benzina 181 Lek

Gazi nuk ndryshon

\Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco