Pas vendimit të djeshëm të Bordit të Transparencës, që fiksoi çmimet e tregtimit me pakicë të naftës dhe benzinës në vend, në përkatësisht në 203 dhe 175 lekë për litër, (nga 214 dhe 199 lekë që ishin më parë), dhe ato të shumicës në 191 dhe 163 lekë për litër, ka ardhur reagimi i importuesve të mëdhenj të naftës.
Ata kanë paralajmëruar “Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë” dhe “Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë” se për të shmangur shitjen nën kosto, e cila do të sillte humbje shumë të mëdha, janë të detyruar të marrin masa të përkohshme.
Për këtë situatë gazetari Klodian Tomorri ka një përgjigje
“Kanë bërë llogaritë gabim dje, (këto mbledhje zbritje shumëzime) dhe e kanë nxjerrë gabim çmimin e naftës. Tregtarët kanë çuar shkresë sot dhe u thonë me këto çmime nuk furnizojmë se s’kemi ku e gjejmë dot naftën. Tani vijnë rrotull, nuk dinë ça të bëjnë. Se u vjen turp ta mbledhin bordin sot që të caktojnë çmim më të lartë.
Në dy shkresa që Monitor zotëron kompanitë importuese i kanë çuar sot “Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë” dhe “Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”.
Importuesit e argumentojnë këtë vendim me pretendimin se çmimet me pakicë që ka vendosur Bordi i Transparencës janë nën kosto.
© SYRI.net