Shifrat rrëzojnë propagandën e Ramës: Ndërtimi dhe taksat mbajnë rritjen, turizmi dhe industria në kolaps

Shifrat rrëzojnë propagandën e Ramës: Ndërtimi dhe taksat mbajnë rritjen, turizmi dhe industria në kolaps

12:17, 26/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe pse Shqipëria shënoi rritje ekonomike në vitin 2025, ajo duket më shumë një iluzion sesa sukses real. Ekonomia po mbahet kryesisht nga ndërtimi, administrata publike dhe rritja e taksave, ndërsa sektorët prodhues dhe turizmi i shumëpropaganduar nga qeveria, që duhet të jenë motorë të zhvillimit të qëndrueshëm, po shënojnë rënie dramatike dhe një dështim për shkak të keqmenaxhimit.

Ndërtimi kontribuon me pjesën më të madhe të rritjes, duke reflektuar një ekonomi që po vazhdon të mbështetet te spekulimi dhe investimet jo-produktive. Në të njëjtën kohë, taksat në rritje dhe zgjerimi i shpenzimeve shtetërore po mbajnë shifrat pozitive, por nuk rrisin fuqinë reale blerëse të qytetarëve.

Turizmi, megjithëse shënoi rekorde në propagandë, ka pasur ndikim minimal në PBB, duke treguar se fluksi i turistëve nuk po përkthehet në zhvillim të vërtetë të sektorëve lokalë. Ky fenomen e bën rritjen “numerike”, pa përfitime reale për ekonominë dhe popullsinë.

Sektori prodhues tregon shenja alarmante: industria, energjia, bujqësia dhe informacioni po tkurren, duke lënë vend për import dhe dobësim të konkurrueshmërisë. Konsumi i popullatës mbetet i ulët, duke reflektuar shpërndarje jo të barabartë të përfitimeve të rritjes.

Rritje e bazuar vetëm në ndërtim dhe taksa është e brishtë dhe e paqëndrueshme, ç’ka do të thothë se ekonomia është gjithnë përballë rreziqeve reale për kriza ekonomike që do të prekin të gjithë shoqërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco