‘Shteti nuk duhet të përfitojë nga kriza’/ Qeveritë evropiane ulin taksat për karburantin kurse Rama zhvat shqiptarët

‘Shteti nuk duhet të përfitojë nga kriza’/ Qeveritë evropiane ulin taksat për karburantin kurse Rama zhvat shqiptarët

12:02, 19/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Italia në Austri, qeveritë e vendeve të ndryshme evropiane po marrin masa për çmimin e lartë të naftës duke ulur taksat. Edhe Gjermania e Britania mund të ndërmarrin hapa të tillë. Ndërkohë Edi Rama bën sehir dhe vazhdon të zhvasë shqiptarët me barrën më të madhe të taksave mbi çmimin e naftës. Më poshtë një shkrim i gazetës gjermane BILD për iniciativat evropiane për të lehtësuar krizën e karburanteve për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

Qeveria gjermane dëshiron të marrë shembull nga Austria në luftën kundër çmimeve të larta të karburantit.

Shteti fqinj jugor planifikon të ulë përkohësisht taksën mbi karburantet. Në një hap të parë, taksa mbi naftën dhe benzinën do të ulet me 5 cent për litër secila, njoftoi qeveria austriake. “Shteti nuk duhet të përfitojë nga kriza,” tha kancelari Christian Stocker.

Sa më i lartë çmimi i karburantit, aq më të mëdha janë të ardhurat e shtetit.

Stocker theksoi se me masat e reja çmimi për litër në Austri mund të bjerë deri në 10 cent për litër.

“Ne kufizojmë fitimet e rafinerive dhe pompave të karburantit,” tha zv.kancelari Andreas Babler.

Rritja e fundit e fortë e çmimeve, si pasojë e luftës në Iran, nuk duhet të çojë në dobësimin e fuqisë blerëse dhe konkurrencës.

Masat e përkohshme, të cilat vlejnë deri në fund të vitit, do të hyjnë në fuqi më së voni më 1 prill. Paketa duhet të miratohet javën tjetër nga parlamenti, ku nevojitet shumicë prej dy të tretave.

Edhe Italia po reagon ndaj çmimeve të larta të karburantit. Qeveria e Giorgia Melonit ka ulur ndjeshëm taksat mbi benzinën dhe naftën me dekret. Çmimet pritet të ulen menjëherë me 25 cent për litër për të gjithë. Për më tepër, kompanitë e transportit do të përfitojnë kredi tatimore.

Në Gjermani, të enjten, Bundestagu po diskuton për situatën e çmimeve të karburantit me një interpelancë nga ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche. Sipas saj, çmimet e karburantit mund të rriten vetëm një herë në ditë.

Austria e kishte zbatuar këtë rregull disa vjet më parë si shembull. Industria nuk e sheh me sy të mirë këtë masë. Holger Lösch, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Federale të Industrisë Gjermane (BDI), tha: “Qeveria federale po ndërmerr me ngut ndërhyrje të thella dhe të rrezikshme në ligjin e konkurrencës, duke krijuar pasiguri të madhe për investimet në të gjitha sektorët”

Kurse kreu i CSU, Markus Söder, kërkon një rritje të menjëhershme të kompensimit për punonjësit që udhëtojnë për në punë (Pendlerpauschale). Ky do të hyjë në fuqi me efekt prapaveprues nga 1 janari. Në fillim të vitit, kompensimi u rrit për distanca të shkurtra në 38 cent për kilometër. Përfitues janë ata që udhëtojnë për punë, pavarësisht mënyrës: me makinë, tren, biçikletë apo këmbë. Më parë, për 20 kilometra të parë mund të përfitonin vetëm 30 cent për kilometër, ndërsa nga kilometri 21 e tutje 38 cent.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco