Çmimet e naftës në qiell/ Qeveria e Ramës refuzon të marrë masa: S’është puna jonë…

Çmimet e naftës në qiell/ Qeveria e Ramës refuzon të marrë masa: S’është puna jonë…

13:52, 11/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas rritjes rekord të çmimit të naftës në tregun vendas, me gati 25 për litër lekë brenda një jave, qeveria e Edi Ramës refuzon të marrë masa  për të ndërhyrë në nivelin e taksave që do të çonte në uljen e çmimit të naftës për qytetarët.

E pyetur nga gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë ndërhyrje edhe pse pranoi se çmimi i naftës është rritur.

Në radhë të parë neve në fakt kemi pasur disa komunikime të lidhura me si përbëhet çmimi i naftës dhe pse në Shqipëri kemi një çmim që është më i lartë sesa në vendet e tjera.  Ajo çka e ndikon çmimin, është një diferencë e madhe që ne kemi ndërmjet çmimit të naftës në vend dhe në rajon, është taksa e qarkullimit, e cila ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, paguhet në naftë dhe jo në makina. Pra vendet e rajonit taksën e qarkullimit e paguajnë në makina. Ne kemi gjykuar që taksa e qarkullimit e paguar në naftë, në fakt pasqyron më së miri realitetin sepse pikërisht ato makina që qarkullojnë më shumë, që konsumojnë më shumë naftë, do të paguajnë më shumë taksë. Ndërkohë që makina të cilat nuk qarkullojnë, nuk e paguajnë më pak.  Nga ana tjetër, përsa i përket kufizimeve apo ndërhyrjeve në nivelin e taksave të tjera, akciza, apo taksa e karbonit, - por akciza është ajo që ka peshën më të madhe të, në çmim, duke qenë se është gati 40 lekë, pra është 39. pikë disa lekë- ne nuk jemi akoma në situatën siç thashë që të marrim masa të tilla' tha ministrja pas mbledhjes së qeverisë

Ministrja pranoi se kompanitë ka pasur rezerva nafte por nuk iu përgjigj pyetjes së Syri TV pse u refkletua rritja e çmimit direkt në Shqipëri

"Jo vetëm nga fjalët por edhe nga dokumentacioni i doganave duket pra është e qartë që e kanë rezervën. 
... Çmimi, rezerva e karburanteve mbahet nëpër magazina doganore, furnizimet bëhen në bazë ditore dhe kjo është arsyeja pse çmimi i dalë nga dogana është një çmim i cili ka Platts-in ditor dhe taksat. Pra kështu është mënyra e funksionimit.

E shikon qeveria mundësinë për një pezullim të përkohshëm ndoshta të taksës së qarkullimit?

Jo! Edhe pse pranon se çmimi i naftës është rritur dhe kjo sjell rritjen zinxhirë të çmimeve të tjera përgjigjja e ministres ishte vetëm do monitorojmë

Aktualisht çmimi i karburanteve është rritur, pa diskutim. Megjithatë neve do të monitorojmë në vazhdim dhe do të marrim vendimet e duhura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco