100 mijë ton karburant mbërrijnë në Portin e Durrësit

100 mijë ton karburant mbërrijnë në Portin e Durrësit

12:24, 11/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në portin e Durrësit ka mbërritur anija e parë me karburant që prej nisjes së tensioneve dhe luftës në Lindja e Mesme.

Anija është ankoruar në zonën portuale të Porto Romano, duke sjellë një sasi prej rreth 100 mijë ton karburant.

Sipas burimeve nga sektori i energjisë dhe logjistikës portuale, kjo ngarkesë konsiderohet një furnizim i rëndësishëm për tregun vendas, në një moment kur zhvillimet gjeopolitike në rajonin e Lindjes së Mesme kanë shtuar pasiguritë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Anija pritet të nisë menjëherë procedurat e shkarkimit të karburantit në depozitat e zonës së Porto Romanos, një nga pikat kryesore të përpunimit dhe shpërndarjes së hidrokarbureve në vend.

PAMJE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco