Një tjetër rrugë, për të cilën Belinda Balluku ka shpenzuar miliona euro për rikonstruksion, është shembur këtë fundjavë. Në segmentin 13-të, të rrugës Lozhan-Maliq, muri mbrojtës i skarpatave të rrugës është shembur duke bllokuar një pjesë të saj. Ajo që vihet re në këtë shembja, është fakti se muri mbrojtës nuk ka përforcim me hekur ndërsa themelet e tij janë të cekta, duke ngritur jo pak dyshime për abuzim me ndërtimin.
Nga Syri TV
Ai që do të duhet të garantonte mbrojtjen e skarpatave të rrugës, është thyer duke rënë në trupin e saj në një segment prej disa dhjetëra metrash. Muri mbrojtjës i skarpatave, në kilometrin e 13 të aksit Lozhan-Maliq, u shemb të dielën (15 shkurt) duke bllokuar një nga korsitë e rrugës, e cila ka vetëm pak kohë që është rikonstruktuar me një invsetim prej rreth 14 milionë eurosh.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Syri Televizion, muri mbrojtës i skarpatave, është thyer nga presioni i dherave, duke rënë në rrugë. Ajo që konstatohet lehtësisht, është fakti se muri mbrojtës nuk ka përforcim armature me hekur, e gjithashtu duket se ka cekti në themelet e tij. Këto dy detaje teknike, duket se janë shkaku kryesor që kanë çuar në shembjen e murit, duke ngritur jo pak dyshime për cilësinë e punimeve.
Por tashmë mbetet për t`u parë nëse në këtë aks, është kryer studim i mirfilltë teknik e nëse të dhënat e studimit janë zbatuar në praktikë për ndërtimin e rrugës, siç thotë ish-ministjra e infrastrukturës, Belinda Balluku, teksa inspektonte dy vjet më parë asfaltimin e rrugës Lozhan-Maliq nën shoqërinë e vartësit të saj Evis Berberi, i arrestuar gjithshtu edhe ai për abuzimet me tenderat e rrugëve dhe skemën 5B.
© SYRI.net