‘Zhbllokohet’ Qafë Thana, nga ora 20:00 rifillon lëvizja e kamionëve

‘Zhbllokohet’ Qafë Thana, nga ora 20:00 rifillon lëvizja e kamionëve

19:23, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas tre ditësh ‘bllokadë’ për shkak të protestës së kamionistëve maqedonas, nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme nis zhbllokimi i plotë i pikës kufitare të Qafë Thanës dhe i të gjitha pikave të tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Bllokada u organizua nga Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e rreth 370 kamionistëve në 10 pika kufitare, në kundërshtim të sistemit të ri elektronik të hyrje-daljeve në zonën Schengen.

Zgjidhja erdhi pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian, i cili do të lëshojë viza për transportuesit. Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, bëri të ditur se Brukseli ka pranuar kërkesat dhe do të sjellë një strategji të re për shoferët profesionistë.

Megjithatë, transportuesit shprehen se regjimi i vizave është i vjetëruar, por janë të gatshëm ta pranojnë zgjidhjen në mungesë të alternativave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco