Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Euro në pikiatë, mbyll javën me një minimum historik përballë Lekut

Euro në pikiatë, mbyll javën me një minimum historik përballë Lekut

16:34, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën me një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 97 lekë. Në shitje 1 euro vlen vetëm 96.71 lekë

Presionet nënçmuese mbi kursin e Euros vazhdojnë të jenë të forta edhe pas kalimit të të periudhës së që përbën pikun e sezonit veror, në periudhën korrik-gusht.

Pas një rritjeje të përkohshme në ditët e fundit të gushtit, kursi i Euros i është kthyer sërish rënies, në nivele edhe më të ulëta.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo dëshmon praninë e një oferte të lartë të valutës në treg. Në vitet e fundit, sezoni turistik është zgjatur në kohë dhe vlerësohet se kjo sjell prurje më të larta valutore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco