Situatat e fundit në industrinë e mikrofinancës në Shqipëri kanë nxjerrë në pah shqetësime të rëndësishme në lidhje me menaxhimin e kredive të këqija dhe efektivitetin e masave rregullatore.
Në qendër të këtyre situatave ka qenë trajtimi në vetvete problematik i kredive me probleme nga subjekte të akuzuara për një sërë aktivitetesh mashtrimi që kanë prekur mijëra individë.
Roli tyre i dyfishtë i njësisë ekonomike si huadhënës dhe mbledhës i borxhit, i shoqëruar me vendosjen e normave dhe gjobave drakoniane të interesit, ngritën pyetje serioze në lidhje me mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve të tilla.
Në përgjigje të këtyre çështjeve, Banka e Shqipërisë ka ndjekur një qëndrim jo të duhur duke vendosur të kufizojë kredidhënien që në stadet e para nga institucionet financiare jo-banka, të cilat nuk mbledhin kredi, por vetëm japin kredi.
Nëse do kërkonim për të gjetur dhe krahasuar me një politikë të ngjashme të dëmshme dhe të gabuar, kjo qasje e Bankës së Shqipërisë, të kujton moratoriumin e skafeve i vendosur në vitin 2006.Qeveria e asaj kohe e ndërmori si vendim në përgjigje të trafikun illegal me skaf nga brigjet tona drejt Italisë.
Në vend që të sillte ndalimin e trafikut ilega, ajo politikë e ngjashme me këtë të Bankës së Shqipërisë me trajtimin e kredive të këqija, “vrau” në tërësi zhvillimin e lëvizjeve me mjete detare që në masën dërrmuese kryheshin nga drejtues tëligjshëm mjetesh lundruese.
Ajo çfarë në dukje paraqitet si masë që synon të frenojë përhapjen e kredive me probleme, në fakt lë disa çështje kritike të patrajtuara. Kryesorja është mungesa e aksesit në financime për mijëra individë të cilët hasin vështirësi të shumta kur i drejtohen sistemit bankar për një kredi të vogël dhe kanë gjetur zgjidhje tek institucionet financiare jo-banka. Një problem tjetë kritikqë do të krijohet si pasojë e një kufizimi të ashpër të kredidhënies për individët është edhe lulëzimi i fajdeve.
“Tempulli” i vjetër i plagëve sociale ku janë falur individët që nuk kanë gjetur zgjidhje nga sistemi financiar për të kapërcyer vështirësitë e jetës, do të rikthehet përsëri si kurth për shtresat në nevojë. Pasojë e sigurtë do të jetë rënia përsëri pre e tregut të zi financiar, i cili ështëi pa mbikqyrur nga Banka e Shqipërisë; madje nga asnjë institucion ligjvënës.
Historikisht, Banka e Shqipërisë ka zbatuar masa të ndryshme rregullatore për të menaxhuar rreziqet që lidhen me kreditë e këqija. Këto përfshijnë caktimin e kufijve për shumat e gjobave dhe normat e interesit, si dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të subjekteve financiare jobanka të përfshira në blerjen e borxheve të këqija. Synimi pas këtyre masave ka qenë mbrojtja e konsumatorëve dhe sigurimi i një mjedisi financiar të qëndrueshëm.
Edhe në këtë drejtim, nga ana e Bankës së Shqipërisë nuk është artikuluar ndonjë masë ose ndryshim në rregullore për këto kompani që blejnë kredi, penalitetet që mund të vendosen nga këto kompani, ristrukturimet që behen, apo aspekte të tjera të aktivitetit të tyre që prek edhe jetët e kredimarrësve.
Gjithashtu, qasja aktuale e kufizimit të emetimit të kredive të reja nuk e trajton drejtpërdrejt problemin e kredive të këqija që janë tashmë në regjistra. Duke u fokusuar në parandalimin e kredive të reja dhe jo në blerjen dhe ristrukturimin e borxheve të këqija ekzistuese, Banka e Shqipërisë mund të anashkalojë nevojat imediate të huamarrësve të kapur nga kriza aktuale.
Rasti i këtyre institucioneve jo-bankare nënvizon domosdoshmërinë për një përgjigje më gjithëpërfshirëse ndaj menaxhimit të kredive të këqija. Thjesht kufizimi i dhënies të reja të kredisë mund të mos trajtojë mjaftueshëm problemet me të cilat përballen ata që preken nga praktikat mashtruese. Në vend të kësaj, nevojitet një qasje më holistike, që përfshin:
Një masë që Banka e Shqipërisë mund të marrë në konsideratë është blerja dhe ristrukturimi i kredive të këqija, duke ndihmuar në zbutjen e barrës për huamarrësit e prekur dhe rivendosjen e stabilitetit financiar.
Megjithëse vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar dhëniet e kredive ne dukje shfaqet si nje hap i kujdesshëm në menaxhimin e rreziqeve të ardhshme, ai nuk trajton plotësisht rrënjën nga e cila lindi problemi me mikrokreditë qëështë menaxhimi i kredive të këqija. Një strategji më gjithëpërfshirëse që përfshin menaxhimin aktiv të borxheve të këqija dhe reformimin e rregullave është thelbësore për zgjidhjen e çështjeve dhe rivendosjen e besimit në sistemin financiar.
© SYRI.net