Lajmi i fundit

EMRI/ Ekstradohet nga Gjermania ish oficeri i RENEA-s, pjesë e krimit të organizuar

Pronarët përfitues, QKB: Regjistri i populluar me 97.5% të personave juridikë

Pronarët përfitues, QKB: Regjistri i populluar me 97.5% të personave juridikë

12:18, 10/07/2024
A+ Aa A-

Prej vitit 2021 kur nisi funksionimin Regjistri i Pronarëve Përfitues subjektet që kanë detyrimin e popullimit të tij siç janë bizneset dhe OJF-të kanë bërë plotësimin e tyre.

Por duket se një pjesë edhe pse e vogël në raport me totalin vijojnë të mbajnë “sekret” pronarët realë.

“Që nga 30 qershori 2023, regjistri i pronarëve përfitues është i populluar me afërsisht 97,5% të personave juridikë dhe 94,75% të OJF-ve.

Të dhënat e pronarëve përfitues në regjistër janë përdorur nga autoritetet kompetente si DPPP, AKK dhe AMF në masë të ndryshme” thuhet në raportin e vitit 2023 të QKB.

Sipas të dhënave deri në fund të 2023 hanë trajtuar në total 7,952 aplikime në Regjistrin e pronarëve Përfitues nga të cilat 7, 570 aplikime nga Subjektet tregtare dhe 382 aplikime nga Organizatat jo fitimprurëse.

Në raport ky institucion shpjegon se regjistri lindi si detyrim pas miratimit të ligjit përkatës.

Regjistri administrohet nga QKB-ja. Të gjitha subjektet dhe organizatat jofitimprurëse janë të detyruara të regjistrojnë në regjistër pronarët e tyre përfitues (përfshirë ndryshimet në lidhje me pronarët përfitues) brenda afateve specifike që mbikëqyren nga QKB-ja.

Të gjitha subjektet dhe organizatat jofitimprurëse janë të detyruara të regjistrojnë në regjistër pronarët e tyre përfitues (përfshirë ndryshimet në lidhje me pronarët përfitues) brenda afateve specifike që mbikëqyren nga QKB-ja.

Miratimi i një kuadri që përcaktonte transparencën për bizneset dhe përfituesit reale të tyre u thekua pak vite më parë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ndërkohë që shërbeu edhe si një pikë e rëndësishme në atë që kërkohej ndaj Shqipërisë nga Moneyval qëkur vendi u fut në listën gri dhe në monitorim të zgjeruar(nga e cila ka dalë tashmë)./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco