VIDEO/ Danaj: Rama e përdor buxhetin për përfitime elektorale, ndaj kemi administratë të fryrë

18:25, 15/04/2024
A+ Aa A-

Vjoldi Danaj, ekspert ekonomie, tha në ‘Task Force’ në Syri TV se çdo shtet dhe çdo qeveri ka dy rrugë: do e përdorë buxhetin për zhvillim ekonomik apo për përfitime elektorale. Sipas tij, kjo e dyta ka një kosto edhe më të madhe, dhe fatkeqësisht ne jemi në këtë moment.

Danaj tha se nga 6.4 mld euro që është buxheti i planifikuar, 4 mld euro shkojnë kosto të humbura, një pjesë të madhe të të cilave shkojnë për administratën publike.

“Kemi një administratë të fryrë publike, që nuk shkon as me atë që qeveria thotë për digjitalizimin e shërbimeve.

Teorikisht numri i punonjësve të ishte shkurtuar me 30 %, nëse i kemi digjitalizuar shërbimet. Administrata publike është një konsum, e zhvat shtetin.

Në anën tjetër kemi pagesat për borxhin publik. Shteti ka marrë borxhe me interesa, ka marrë kredi sepse nuk ka qenë në gjendje të grumbullojë të ardhurat.

Skema e pensioneve është një problem i madh, pasi jemi në raportet 1 me 1, pra një punonjës, mban një pensionist. Kjo skemë do të jetë një dështim i madh për ekonominë. Do kthehet në bumerang”, tha ai.

Danaj u shpreh se Qeveria mund të ndihmonte sektorin privat, duke i lënë kështu barrën e punësimeve.

“Nuk mund të jetë shteti punëdhënësi më i madh, pasi nuk sjell zhvillim ekonomik”, tha Danaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco