Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

SYRI TV/ Balluku pranon dështimin në Shpirag. Dje gënjyen me “miliona” sot mbrohen me sulme

15:59, 15/04/2024
A+ Aa A-

Pasi u foli shqiptarëve se do u jepeshin para si në Dubai apo Norvegji fal suksesit të kësaj qeverie në Shpirag, sot ministrja Belinda Balluku tenton të pastrojë qeverinë nga këto premtime, e të akuzojë mediat për dezinformim, për interesa politike.

Nga Syri TV

Ministria që Balluku ka pranuar dështimin e kërkimeve në Shpirag, por sipas saj SHELL do të vijoj me tentativa për ta nxjerrë këtë naftë. Ndërsa muaj më parë sëbashku me kryeministrin njoftua fondin sovran, sot kritikat për atë mashtrim, numri dy i qeverisë i cilëson sulme politike.

Në muajin Gusht të vitit të shkuar, punimet e SHELL për të tentuar nxjerrjen e naftës nga depozitat e Shpiragut, kryeministri Edi Rama nxitoi ti shiste sit ë suksesshme dhe tu thoshte shqiptarëve se tashmë ja hodhën hallit dhe thesari i Shpiragut do të shndërrohej shumë shpejt për ta në përfitime financiare direkte. Por ndërsa, në atë kohë kompania prestigjoze SHELL heshti përballë kësaj përdorje politike nga kryeministri Rama,  pak muaj më pas në bilancet e saj do të konfirmonte se këto tentativa rezultuan të pasuksseshme dhe thesari i Shpiragut, i zbuluar që shumë vite para se Edi Rama të vinte në pushtet, nuk mund të nxirren ende. Përballë këtij fakti të publikuar këtë herë nga SHELL, sërish qeveria nëpërmjet Ministrisë së Transporteve, në vend që të sqarojë rezultatet e tentativës për nxjerrje zgjodhi të sulmojë mediat dhe ekspertët e fushës, të cilët që në atë kohë kritikuan kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku se po nxitoheshin me premtime me lugë bosh. Ministria e transporteve, konfirmoi sot se këto çpime rezultuan të pasuksesshme, por SHELL do të vijojë sërish të kërkojë në Shqipëri.

Koha e finalizimi i procesit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës, prandaj edhe kompania SHELL, specialistët e fushës, si edhe autoritetet shtetërore kanë qenë vazhdimisht të kujdesshëm për afatet kohore të nevojshme. Por në kushtet e diziformimit të ditëve të fundit, nga mungesa e informacionit të nevojshëm apo dashakeqësia me frymëzim politik, del nevoja e nënvizimit publikisht të së vërtetës se kjo është një marrëveshje hidrokarbure në fuqi dhe se nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve në Shpirag, por ka vetëm kërkim për zgjidhjen e duhur teknologjike për vënien në shfrytëzim të një pasurie nëntokësore tanimë të zbuluar.

Por ndërsa Ministrja Belinda Balluku merr sërish përsipër të flas edhe për avancimin e teknologjisë së SHELL në vitet e ardhshme, tenton të fshijë nga kujtesa faktin, se ishte ajo sëbashku me shefin e qeverisë, që u flisnin shqiptarëve për fonde sovrane e se do u jepeshin para direkt si në Dubai apo Norvegji.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco