Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Çekrezi: Humbjet në sistemin elektroenergjitik, ‘thembra e Akilit', në stanjacion prej 3-4 vjetësh

Çekrezi: Humbjet në sistemin elektroenergjitik, ‘thembra e Akilit', në stanjacion prej 3-4 vjetësh

10:36, 05/03/2024
A+ Aa A-

Humbjet në sistemin elektroenergjitik vazhdojnë të mbeten problemi i tij kryesor, gjykon eksperti i fushës Anduel Çekrezi, në një analizë që i ka bërë të dhënave më të fundit zyrtare nga INSTAT.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, z. Çekrezi tha se “humbjet janë “Thembra e Akilit” në këtë gjë. Është një gjë shqetësuese për vetë sistemin elektro-energjitik. Dikush mund të thotë se vijmë nga një histori humbjesh shumë më të mëdha , 40% etj, po në shumë vite, në harkun e tre-katër viteve, po shikojmë një lloj stanjacioni. Mendoj se kjo ka ardhur dhe për shkak të fokusimit të politikave, siç ishte kriza e energjisë dhe politikat qenë afatshkurtra: një investim aty, një masë andej dhe...”

Po ashtu, z. Çekrezi qe kritik dhe për vetë të dhënat që paraqet INSTAT lidhur em energjinë elektrike.

“INSTAT ... duhet të merrte edhe atë sasi energjie që është prodhuar për nevoja vetiake, sepse INSTAT, me ç’kam parë, ka marrë një lloj mase “prodhim” dhe “konsum”, por ka dhe një lloj kategorie të re e cila është që nga 2019  dhe që deri në 2023 ka numëruar 1200 abonentë, të cilët  kanë panele fotovoltaike, që prodhojnë energji për nevojat vetiake, që prodhohet në pjesën e brendshme të sistemit, të cilën INSTAT mund ta marrë, sepse duhet të futet në prodhimin total të energjisë edhe kjo. Mendoj se një nga elementët që ka këtë lloj mosakordance është edhe kjo.”

Image

Të dhënat e INSTAT më 1 mars 2024 për energjinë elektrike në vitin 2023.

Gjatë vitit 2023, energjia elektrike në dispozicion u ul me 0,6 %.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, në vitin 2023, arriti vlerën 8.796 GWh nga 7.003 GWh energji të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar një rritje të prodhimit me 25,6 %. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 58,2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 40,8 % dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaikë) në masën 1,0 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 1.922 GWh nga 3.044 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rënie me 36,9 %. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 2.842 GWh nga 2.123 GWh duke shënuar një rritje me 33,9 %.

Hidrocentralet publike, në vitin 2023, prodhuan 5.123 GWh nga 3.859 GWh të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 32,8 %.

Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 3.582 GWh nga 3.093 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 15,8 %.

Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2023, ka arritur vlerën pozitive prej 920 GWh. Në vitin 2022, shkëmbimi i energjisë elektrike kishte nje vlerë negative prej 921 GWh (fig.2).

Humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 1.655 GWh në vitin 2023 nga 1.658 GWh në vitin 2022, duke shënuar një rënie me 0,2 %.

Humbjet në transmetim janë rritur me 10,1 % dhe pesha që zënë në totalin e humbjeve në rrjet është 13,3 %.

Humbjet në shpërndarje zënë një peshë më të madhe, rreth 86,7 % të humbjeve në rrjet dhe në vitin 2023 janë ulur me 1,6 %, krahasuar me vitin 2022.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2023, arriti vlerën 6.221 GWh nga 6.266 GWh që ishte në vitin 2022.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u rrit me 1,4 %, duke arritur vlerën 3.117 GWh në vitin 2023 nga 3.075 GWh që ishte në vitin 2022, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u ul me 2,7 % duke arritur vlerën 3.104 GWh në vitin 2023 nga 3.191 GWh që ishte një vit më parë./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco