SYRI TV/ Drejt falimentimit mbarështuesit e peshkut: Shteti na ka braktisur, nuk na mbështet

14:36, 28/02/2024
A+ Aa A-

Jo vetëm bujqësia dhe blegtoria, por edhe akuakultura është në krizë. Mbarështuesit e rasatit të peshkut në Fier, tregojnë se qeveria nuk i subvencionon, madje nuk u ka dhënë as licensa për të ushtruar këtë profesion shumë kultivuesve të peshkut. Për këtë arsye, pas 30 vjetësh investim, akuakultura e kultivuar rrezikon të zhduket.

Nga SYRI TV

Pëllumb Plaka është një ndër mbarështuesit e rasatit të peshkut në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Fermën e ka krijuar prej vitit 1993, por sot pas tre dekadash punë, ai rrezikon të falimentojë, pasi shteti nuk e ka subvencionuar dhe as nuk i ka dhënë licensë shumë subjekteve që rrisin rasatet e peshkut.

Ferma e tij rrezikon të falimentojë, ndërsa Pëllumbi kërkon që shteti të rikthejë vëmendjen edhe nga akuakultura.

Akuakultura është një profesion jo shumë i përhapur në vend, megjithatë ky fermer dhe të tjerë, kanë arritur të krijojnë vende pune për shumë qytetarë.

Çdo vit prodhohen mbi 800 mijë rasat që shkon kryesisht për tregun e Shqipërisë së mesme dhe të jugut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco