Bisedimet për dinarin, delegacioni serb në takim me Miroslav Lajcak nga ora 10:00

Bisedimet për dinarin, delegacioni serb në takim me Miroslav Lajcak nga ora 10:00

11:18, 27/02/2024
A+ Aa A-

Delegacioni i Serbisë për Dialogun do të takohen sot në orën 10:00 me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak.

Kështu raporton Televizioni Publik i Serbisë. Delegacioni serb do të udhëhiqet nga kryenegociatori serb, Petar Petkovic.

Ky raund i ri i dialogut është bërë me ftesë të emisarit sllovak, Miroslav Lajcak, e ku temë diskutimi do të jetë çështja e dinarit dhe Rregullorja e re e BQK-së.

 Kryenegociatori Besnik Bislimi në fillim kishte thënë se Kosova s’do të marrë pjesë në takim, duke akuzuar emisarin sllovak se s’është konsultuar paraprakisht për t’u dakorduar rreth takimit. Kosova pritet të përfaqësohet nga zyrtar të BQK-së./Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco