Rrëzohet tenderi për përmirësimin e sistemit E-Taxation në Tatime pas ankesës

Rrëzohet tenderi për përmirësimin e sistemit E-Taxation në Tatime pas ankesës

07:45, 27/02/2024
A+ Aa A-

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka kërkuar anulimin e vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave sa i takon procedurës “Përmirësimi i Sistemit e-Taxation për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve” pas ankesës së një operatori.

Ky i fundit ka bërë kërkesë për rishikim pak njoftimit paraprak të fituesit që rezulton data 20 dhjetor 2023. Pasi ka vlerësuar dokumentacionin e vënë në dispozicion nga ana e ankimuesit por edhe vlerësimit të përgjithshëm të ecurisë së kësaj procedure ky komision ka nxjerrë një vendim pak ditë më parë duke kërkuar që të korrigjohen gabimet e konstatuara.

Komisioni i Prokurimit Publik vendos: Të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Helius Systems” SHPK për procedurën e prokurimit “E hapur, mbi kufirin e larte monetar” 10.09.2023. me objekt: “Përmirësimi i Sistemit e-taxation- për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”, me fond limit 154 milionë lekë leke pa TVSH, për periudhën 12 mujore, ose 1,46 milionë euro.

Autoriteti kontraktor të anuloje vendimin e KVO-së mbi s ‘kualifikimin e operatorit ekonomik “Helius Systems” SHPK, duke e kualifikuar këtë operator ekonomik” thuhet në vendimin e KPP.

Më herët edhe një tjetër procedurë që lidhej me sistemin por këtë herë për mirëmbajtjen e kthye për rivlerësim por në atë kohë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit tha se operatori ishte s’kualifikuar për 9 pika të procedurës teksa KPP kishte rrëzuar vetëm 8 prej tyre.

Situarta me e-taxation për Tatimet është konsideruar si emergjente duke kërkuar ndërhyrje edhe në një auditim të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky sistem ka të lidhura një sërë funksionesh të rëndësishme përfshirë fiskalizimin.

Raporti i KLSH vlerësonte se ky sistem ishte në gjendje kritike. Konkretisht audituesit citonin se “u konstatua se pajisjet fizike të sistemit e-Taxation janë në një situatë tejet kritike, një sistem ky shumë i rëndësishëm për DPT, nisur nga veprimet operacionale që kryhen aty si nga ana e biznesit, administratës tatimore, ashtu dhe nga institucionet e tjera me të cilat janë ndërtuar ndërveprime me të dhëna të këtij sistemi”. N.Maho/MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco