Uran Derri: Tatimi progresiv mbi të vetëpunësuarit do të rrisë evazionin

Uran Derri: Tatimi progresiv mbi të vetëpunësuarit do të rrisë evazionin

09:48, 22/02/2024
A+ Aa A-

Vendosja e tatimit progresiv 15% deri në 23% për të vetëpunësuarit  që nga 1 janari i vitit 2024 ka hasur në kundërshtime nga shumë shoqata të profesioneve të lira dhe është cilësuar si goditje e fortë mbi këtë shtresë. Sipërmarrësi Uran Derri, konsulent financiar, zbuloi disa nga problemet që do të shkaktojë ky vendim i qeverisë ku veçoi mbi të gjitha, rrezikun e rritjes së informalitetit.

Z. Uran Derri ishte i ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV së bashku me dy përfaqësues të fushave të tjera që preken nga udhëzimi.

“Kjo nismë ligjore u nis për të barazuar një profesionist të lirë ose një të vetëpunësuar me një pagamarrës dhe ne këtë kundërshtuam, - tha ai. - Nuk kemi si të krahasojmë një pagamarrës me një të punësuar, kur pagamarrësi punon tetë orë, merr gjithë benefitet e Kodit të Punës, përfiton nga lejelindja, nga lejet e ndryshme, nga raportet mjekësore, mban përgjegjësi vetëm për tetë orë punë ndërkohë që nuk duhet të harrojmë se i vetëpunësuari është i barabartë me çdo lloj biznesi, me një biznes që e ka një oligark; është i barabartë me një biznes të madh, paguan tatime si ata, ka qira, ka probleme, ka rriskun e humbjes, të falimentimit, është i përkushtuar vetëm te ai biznes. Pra, është i barabartë me një biznes tregtar dhe po tatohet si një pagamarrës. 

E vetmja lehtësi që dha udhëzimi ishte që kur nuk ke shpenzime, kur nuk ke çfarë të deklarosh, pa deklaruar bilanc, pa deklaruar shpenzimet, do të njihet 30% e xhiros, që do të thotë me pak fjalë që tatimi do të jetë 70% e 15-përqindshit! Pra, 10% neto. 

Pastaj, sesi mund ... E vetmja rrugë është që të mos presim faturat, të bëjmë evazion, të marrim lekë jashtë faturimit, se nuk ka rrugë tjetër, pasi në momentin që pret faturën, automatikisht tatohesh. E vetmja rrugë tjetër është që të fillojmë të ... e do të rritet informaliteti.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco