Transparencë e cunguar tek institucionet qendrore, vetëm 38% me proaktivitet të lartë

Transparencë e cunguar tek institucionet qendrore, vetëm 38% me proaktivitet të lartë

12:10, 21/02/2024
A+ Aa A-

Pas vlerësimit të transparencës tek institucionet vendore, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka bërë publik indeksin e dytë që lidhet me insitucionet qendrore dhe të varësie.

Sipas rezultateve vetëm 92 institucione apo 38 për qind e totalit kanë shënuar proaktivitet të lartë duke u cilësuar kështu institucione transparente. Pjesa e dytë dhe që është më masivja bie në kategorinë e dytë me proaktivitet mesatar.

Sipas sqarimit të Komsionerit të gjithë institucionet qendrore dhe ato të varësisë janë renditur në “Indeksin e Transparencës Proaktive” sipas rezultateve të monitorimit bazuar në metodologjinë e semaforit, duke vendosur në fillim të listës autoritetet publike të cilat kanë grumbulluar numrin më të lartë të pikëve dhe duke vazhduar në rend zbritës, sipas grupimeve përkatëse.

“Në përfundim të monitorimit të transparencës proaktive vërejmë se 92 autoritete publike qendrore dhe të varësisë janë klasifikuar me transparencë proaktive të lartë dhe në semafor janë shënuar me dritë të gjelbër, 125 autoritete publike janë klasifikuar me transparencë proaktive mesatare dhe në semafor janë shënuar me dritë të bardhë; 21 autoritete publike janë klasifikuar me transparencë proaktive të ulët dhënë semafor janë shënuar me dritë të verdhë; 4 autoritete publike janë klasifikuar me transparencë proaktive të pamjaftueshme dhe në semafor shënohen me dritë të kuqe. Në krahasim me gjetjet e vitit të kaluar, mund të veçohet rritja e transparencës tek autoritetet publike me semafor të gjelbër nga 12% në vitin e kaluar në 38% për këtë vit çka shënon dhe përmirësimin më të dukshëm të bërë nga të gjithë vitet e kaluara, në transparencën proaktive të autoriteteve publike qendrore dhe të varësisë” vlerëson Komsioneri.

Në treguesit që merren bazë në përllogaritje janë : programi i transparencës, struktura e autoritetit publik, funksionet dhe detyrat, CV-ja e titullarit, legjislacioni, koordinatori për informim, raportime monitorimi dhe autitimi, buxheti 2023, regjistri i parashikimeve të prokurimeve, regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve.

Gjetjet në raportin e bërë publik sipas zyrës së Komsionerit kanë për qëllim të nxisin ndërgjegjësimin për zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, si dhe të rrisin nivelin e transparencës përmes publikimit proaktiv të informacionit nga kjo kategori e autoriteteve publike./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco