‘Kur i shton vaj palme, ai nuk quhet më djathë, as gjalpë!’ – Debat mbi qumështin në Kafe Shqeto

‘Kur i shton vaj palme, ai nuk quhet më djathë, as gjalpë!’ – Debat mbi qumështin në Kafe Shqeto

10:17, 21/02/2024
A+ Aa A-

Problemet që shfaq sot industria e prodhimit dhe përpunimit të qumështit në vendin tonë janë trajtuar dhe debatuar në studion e emisionit Kafe Shqeto në SYRI TV ndërmjet dy njohësve të mirë të fushës:  Z. Donjaldo Hoxha, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit” dhe  znj. Ana Vuksani, eksperte e sigurisë ushqimore.

Z. Donjaldo Hoxha ndër të tjera tha: “Ky vit ka startuar me problemet e vjetra dhe sfidat e reja. Te problemet e vjetra do të ndalesha kryesisht tek ato pika që  i kemi trajtuar;  elementi kryesor në këtë sektor që është informaliteti jashtëzakonisht i lartë, që shkon në shifra, që kur ne i përmendim, një pjese të madhe i duken të pabesueshme, por po flasim për sektor që pjesë të formalizuar  nuk ka më shumë se 11% ose 12% dhe e gjithë pjesa tjetër është toalisht në informalitet duke bërë që në këtë situatë të jetë e pamundur për të reaguar që të ketë një ndryshim të gjendjes në të cilën ndodhet sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit. Pra, ky nivel i lartë informaliteti e bën të vështirë zhvillimin strategjik.

Informalitetin e shkaktojnë kryesisht njësitë e palicencuara ose që operojnë tërësisht në informalitet, që do të thotë se në qoftë se prodhohen 100 litra qumësht, nga këto vetëm 11% kalojnë në njesi të formalizuara, të çertifikuara që janë nën kontrollin e hallkave shtetërore, kurse 89% ose 89 litrat e tjerë nuk dihen ku prodhohen, si transportohen, kush i përpunon, kush i magazinon dhe si shiten.

Ky 89% patjetër ka dhe sasinë e qumështit, që e kanë për vete për konsum fermerët dhe gjithashtu edhe për bagëtitë e gjedhin që kanë, qingjat, kecat, viçat, por nga ky 89% është e sigurt që mbi 50% shkon në treg për konsum të konsumatorit.”

Image

Kurse znj. Ana Vuksani, eksperte e sigurisë ushqimore, vërejti:

“Sot po na fyejnë edhe logjikën ekonomike, për faktin se ne e dimë të gjithë, jemi konsumatorë dhe aktualisht çmimet e produkteve të qumështit nga 70% janë rritur 100%. Pse them që nuk ka logjikë?! Rritja e këtyre produkteve do të thotë që tregu, ku aktualisht kemi një rritje të sasitë së produkteve përveç çmimit, do të thotë që duhet të kemi më shumë qumësht. Po në fakt nuk ka logjikë ekonomike, sepse është përgjysmuar numri i kafshëve dhe kjo është nga INSTAT.

Përgjysmimi i numrit të kafshëve ka ardhur si rezultat i politikave fiskale të ndjekura nga qeveria. Është studim i FAO-s që thotë: “Pikërisht subvencioni i lopëve të qumështit, deleve dhe dhive ka sjellë reduktimin e kafshëve”...  Fashat që kanë vendosur, jo 10 lopë, jo mbi 50 lopë... Ti në këtë rast, as fermerin e vogël...e përjashton, as atë që do të ketë mbi 100 lopë. Dhe kjo ul interesin e rritet çmimi në 70-100% dhe fermerët dalin në rrugë sepse është ulur nga grumbulluesit,  çmimi i blerjes së qumështit. Kjo të fyen në fakt logjikën ekonomikë, së pari.

Së dyti, me të drejtë zotëria mund të ketë probleme informaliteti, e mat me qumështin etj. etj. që ky nuk është një element i matshëm që mund të thuash 89%  et. po gjithsesi po e le, është e drejta e tij.

Edhe për etiketimin; problemi me etiketimin është shumë problem shumë i madh, sepse konsumatori shqiptar po ha produktin, po e blen produktin e etiketuar si “djathë” apo si “salcë kosi” apo si “gjizë”, kur në fakt ai nuk është produkt i tillë, sepse kompanitë tona (e di Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe të gjitha organet përgjegjëse, e dinë dhe vetë përpunuesit) se ka produkte të cilave i shtohet vaj palme.

Në bazë të legjislacionit që ne kemi, as djathi kaçkavall, as djathi i bardhë, as salca e kosit, në momentin që ti i shton vaj palme -  është një produkt me origjinë shtazore - ai nuk quhet më djathë, as gjalpë, as djathë kaçkavall. Ai quhet “produkt i përbërë” dhe çfarëdolloj emri në vazhdim.

Pra,unë si konsumator mashtrohem për atë që blej dhe në momentin që në etiketë nuk është shënuar sasia e vajit të palmës, është falsifikim dhe falsifikimi në bazë të ndryshimeve që ka pësuar Kodi Penal është vepër penale.”

Ndiqni në vijim debatin e zhvilluar sot në Kafe Shqeto në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco