Ndikuan ushqimet dhe pijet, inflacioni i rikthehet rritjes, përllogaritet në 3.9% në nëntor

Ndikuan ushqimet dhe pijet, inflacioni i rikthehet rritjes, përllogaritet në 3.9% në nëntor

12:08, 08/12/2023
A+ Aa A-

Kriza e çmimeve nuk ka mbaruar. Ardhja e vjeshtës ka rikthyer valën e inflacionit, duke paralajmëruar një dimër të madh çmimesh.

 “Çmimet si gjithmonë, të shtrenjta. Po herë ulen e herë ngihen. Janë rritur.. janë rritur goxha. Ka rritje sidomos për pensionistët. Është keq shumë,” shprehet një qytetar.

Pasi ra në nivelin më të ulët në një vit gjatë tetorit, inflacioni iu rikthye rritjes muajin e shkuar. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë gjatë nëntorit, treguesi i ndryshimit të çmimeve i rrit në 3.9 për qind nga 3.8 për qind që ishte një muaj më parë.

Shqiptarët paguan edhe më shumë veçanërisht për t’u ushqyer. Ndonëse në rënie, inflacioni te ushqimet dhe pijet jo-alkoolike mbeti i lartë, 7.1 për qind.

“Besoj se çmimet do të mbeten të larta, veçanërisht për ushqimet. Kjo për shkak të ndikimeve sezonale, por edhe kostove të importit që vijnë në Shqipëri ë të shtrenjta,” shprehet Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë.

Ndërkohë përmbyllja e sezonit masiv turistik po ndikon në tërheqjen e valës së inflacionit te hotelet, kafenetë dhe restorantet. treguesi i ndryshimit të çmimeve në këto kategori ra në 4.3 për qind nga 4.8 që ishte në tetor.

Ecuri e ngjashme vijon edhe te transporti. Çmimet e lëndëve të para ishin 4 për qind më të ulëta se nëntorin e një viti më parë.

 “Rënia e inflacionit te këto kategori është e pritshme. Kjo pasi numri i turistëve është në rënie në raport me verën. rënia e kërkesës rrjedhimisht zbut çmimet në bare, restorante, kafene apo transport.”

Rikthimi në rritje e inflacionit mund të jetë një lajm edhe më i keq, veçanërisht për huamarrësit shqiptarë në lekë.

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar rritje të mëtejshme të normës bazë të monedhës kombëtare, duke ndikuar drejtpërdrejt në shtrenjtimin e kësteve të kredisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco