Buxheti i vitit 2024 dhe neglizhimi i sektorit te energjisë dhe infrastrukturës

Buxheti i vitit 2024 dhe neglizhimi i sektorit te energjisë dhe infrastrukturës

18:02, 05/12/2023
A+ Aa A-

Fjalimi i mbajtur nga Klea Ducka, ne baze te analizës dhe materialit te përgatitur nga Aurora Barci, Besa Manaj dhe Gerti Toku, të gjithë anëtarë të Departamentit Brain Gain.

 

Buxheti i parashikuar për sektorin e energjisë dhe infrastrukturës për vitin 2024 neglizhon investime te rëndësishme ne ketë sektor dhe është me i ulet ne krahasim me vitin e kaluar, pavarësisht rritjes se vazhdueshme te taksave dhe kufirit te shpenzimeve. Energjia dhe infrastruktura, se bashku me sektorin e shërbimeve te tjera publike, përbejnë aktualisht rreth 47,29% te PBB.

Le te përqendrohemi fillimisht tek sektori i energjetikes, i cili është me rendësi strategjike për ekonominë, për shkak te potencialit te madh qe ofron, jo vetëm ne stimulimin e rritjes se përgjithshme ekonomike por edhe per sa i përket zgjerimit te tregut te punës.

Për sektorin e energjisë dhe infrastrukturës janë parashikuar gjithsej rreth 52,8 mld leke ne buxhetin e vitit 2024, ose rreth 7.17% e totalit te shpenzimeve, nga te cilat rreth 3,2 mld leke ose 6.14% janë vene ne dispozicion për energjinë, krahasuar me 6,6% qe ishte vitin e kaluar. Përveçse vihet re një rënie e ndjeshme financimit për këtë sektor, vlen te theksohet se përballemi edhe me një sere problematikash, te cilat janë lëne jashtë vëmendjes se qeverise dhe qe duhet e gjejnë zgjidhje, duke nisur nga energjia elektrike.

Shqipëria dhe Paraguai janë te vetmet vende ne bote, te cilat varen thuajse plotësisht nga energjia hidrike, pra nga hidrocentralet. Duke marre parasysh këtë fakt, por edhe keqmenaxhimin si dhe varësinë e ndërmarrjeve shtetërore dhe korporatave energjetike nga fondet publike, nevojiten rregullime graduale te tarifave ne nivelet e rikuperimit te kostos, me masa shtese për te mbështetur grupet e rrezikuara. Per sa i takon pjesës se keqmenaxhimit te fondeve, mund t’i referohemi një raporti te Konfindustrias te janarit te vitit 2023, i cili thekson se kriza energjetike e vitit 2021 erdhi si pasoje e mosrespektimit te bursës Alpex, sa i takon shitblerjes se energjisë elektrike, ku eksportet ishin 5-7 here me çmim me te ulet se bursa dhe importet disa fish me te shtrenjta. Ekspertet nënvizojnë se shtyrja pa arsye bindëse per rreth 4,5 vjet e fillimit te Bursës Shqiptare te Energjisë i la rruge te lire korrupsionit dhe shpërdorimit te fondeve nga ana e korporatave energjetike.

Është gjithashtu kritike te rritet transparenca e sektorit te energjisë dhe korporatave energjetike. Ne këtë kontekst, Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të diversifikuar burimet e saj të energjisë dhe për të përmirësuar efikasitetin e rrjetit të energjisë elektrike. Një politikë e qëndrueshme e energjisë që përfshin investime në teknologji të reja, si dhe zbatimin e strategjive financiare për të mbështetur tregjet e energjisë, do të ishte një hap kritik përpara për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme të energjisë për Shqipërinë. Vlen te theksohet se investimet ne teknologji te reja, kane nevoje për fonde te veçanta qe duhen alokuar ne funksion te kerkimit shkencor dhe inovacionit: p.sh.: për zhvillimin dhe aplikimin e energjive solare dhe eolike. Ne fushën e energjisë eolike nuk ka projekte konkrete, ndërsa projekti për energjinë solare ka nisur, por ka një abuzim te frikshëm me tenderin për panelet diellore si nje nga 3 supertenderat e Fondit Shqiptar për Zhvillimin. Gjithashtu duhet investuar ne kapital njerëzor dhe këtu nënkuptojmë arsimin: degët e inxhinierisë dhe arsimin teknik profesional.

Le te kalojme tani ne pjesen e infrastruktures. Ne buxhetin e vitit 2024 vihet re nje renie e investimeve me rreth 24% krahasuar me vitin e kaluar. Zgjerimi i autostrades Tirane-Durres nuk eshte perfshire i plote ne kete buxhet, nderkohe qe nje pjese e madhe e fondeve vazhdojne te alokohen ne funksion te koncensioneve dhe projekteve abuzive si ai i Portit te Durresit apo projekti i rindertimit, per te cilin ka mungese te plote transparence nga ana e qeverise, dhe qe financohet me se shumti nga borxhi publik duke e thelluar ate. Vonesat ne zbatimin e projekteve, procedurat e ngadalshme burokratike si dhe mungesa e transparences cojne ne rritje te kostos se projekteve dhe shperdorim te fondeve. Deshirojme te nevizojme ketu se investimet publike dhe shpenzimet qeveritare ne pergjithesi jane komponent i kerkeses agregate. Ne raste kur kemi te bejme me investime me rendesi jo vitale per infrastrukturen lokale ose me kosto te larta dhe mungese transparence si ato te lartpermendura, kjo i rendon jo vetem buxhetit nepermjet thellimit te borxhit, por gjeneron ne menyre indirekte shtrejntim te metejshem te cmimeve ne sektoret perkates duke renduar eventualisht xhepat e taksapaguesve.

Infrastruktura e vendit është shumë më e pazhvilluar se standardet e vendeve të tjera evropiane. Janë 18000 kilometra rrugë, prej të cilave vetëm 5400 kilometra janë të asfaltuar te cilat jane qe nga koha e qeverisjes se PD.

Trajtimi i problemeve të infrastrukturës në Shqipëri është një detyrë komplekse që kërkon një qasje të shumëanshme. Këtu janë disa hapa te bazuara qe edhe Mali i Zi si vend fqinj ka ndermarre dhe kane pasur sukses:

1. Investimi në Infrastrukturë: Mbledhja e më shumë fondeve për projektet e infrastrukturës, si ndërtimi i rrugëve, përmirësimet e furnizimit me ujë dhe projektet energjetike. Kjo mund të bëhet nëpërmjet buxhetit të shtetit ose nëpërmjet ndihmës së huaj.Siq u be ne 2010 ku 10 miliardë dollarë shkuan për përmirësimin e furnizimit me ujë, me 6 miliardë dollarë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga ndihma e huaj.

2. Tërheqja e investimeve të huaja: Përmirësimi i mjedisit te biznesit për të tërhequr më shumë investime të huaja. Kjo mund të arrihet duke adresuar mungesat e energjisë dhe duke modernizuar infrastrukturën e vjetëruar.

3. Partneritetet me entitete ndërkombëtare dhe kombetare: Vazhdimi i punones me entitete ndërkombëtare si Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe të tjera për të përmirësuar infrastrukturën komunale. Në Gjermani, për shembull, autoriteti i Autobahn po punon me një konsorcium kompanish private për të ndërtuar projektin Autobahn A3 - projekti më i madh i infrastrukturës PPP i autorizuar ndonjëherë në vend. Ai përfshin planifikimin dhe zgjerimin e një autostrade federale me gjashtë korsi 76 kilometra.

4. Zbatimi i procedurave të shpejta: Qeveria duhet të zbatojë reforma që ulin kohën dhe vonesat në zbatimin e projekteve infrastrukturore. Përmirësimi i koordinimit midis agjencive dhe reduktimi i barrierave burokratike do të ndihmonte në zbatimin më efikas të projekteve.

5. Prioritet për sektorët kyçe: Investimet duhet të përqendrohen në sektorët kyçe si transporti publik, rrugët, dhe infrastruktura e energjisë, duke përdorur një qasje bazuar në nevojat reale dhe potencialet e zhvillimit.

Për ta përmbyllur, duhet theksuar se për të përmirësuar situatën e investimeve publike në infrastrukturë në Shqipëri, është thelbësore të ndërmerren hapa të fuqishme dhe të koordinuara. Përmes përmirësimeve në menaxhimin e fondeve, krijimit të një mjedisi më të favorshëm për investitorët, dhe zbatimit të procedurave të shpejta, Shqipëria mund të ndërtojë një infrastrukturë të qëndrueshme dhe të përshtatshme me nevojat e saj të zhvillimit ekonomik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco